Nesër “1 Maji” – ja si parashihet të jetë moti në Maqedoni

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka parashikuar motin për ditën e nesërme, 1 maj, kur edhe shënohet Dita e Punëtorëve.

Nga DPH-ja thonë se moti më 1 maj 2025 në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla.

Do të fryjë edhe erë e lehtë, ndërkaq gjatë paradites në vende malore mund të paraqiten edhe reshje të shkurta të shiut.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 10 gradë Celsius, kurse maksimalja do të arrijë deri në 28 gradë Celsius.

Edhe në Shkup pritet mot i ngjashëm me temperatura prej 8 deri në 28 gradë Celsius.

I ngrohtë dhe me diell moti do të jetë edhe në ditët në vijim.