Në pikat kufitare “Bogorodicë” dhe “Tabanoc” pritet rreth 30 minuta për të dalë nga vendi

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve në pikën kufitare Bogordicë për hyrje dhe në pikën kufitare Tabanoc për dalje nga vendi, koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftoi LAMM.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.