NBA/ New York kompleton gjysmëfinalistët në Lindje, Denver e Clippers shkojnë në ndeshjen e shtatë

New York është ekipi i katërt gjysmëfinalist i “play off”-it në Konferencën e Lindjes, duke kompletuar kështu kuadrin në këtë kah të NBA-së.

Skuadra nju-jorkeze fitoi sot 116-113 ndaj Detroit jashtë fushe.

Të gjithë titullarët e New York realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Jalen Brunson me 40 pikë.

New York fitoi 4-2 serinë çerekfinale dhe në raundin tjetër do të përballet me Boston.

Ndërsa gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Cleveland dhe Indiana.

Ndërkohë, në Konferencën e Perëndimit gjithçka e hapur mes Denver dhe Clippers, me këtë të fundit që fitoi 111-105.

Tri lojtarë të Clippers realizuan mbi 20 pikë (Harden 28 e Leonard me 27 pikë më të mirët).

Për Denver, Jokic realizoi 25 pikë por që s’mjaftuan. Emri i ekipit gjysmëfinalist do të përcaktohet nga ndeshja e shtatë çerekfinale, ndërkohë që të kualifikuar në gjysmëfinale janë Oklahoma e Minnesota.

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale

(1) Cleveland – (10) Miami (4-0)

(2) Boston – (7) Orlando (4-1)

(3) New York – (6) Detroit 116-113 (4-2)

(4) Indiana – (5) Milwaukee (4-1)

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale

Cleveland – Indiana

Boston – New York

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale

(1) Oklahoma – (8) Memphis (4-0)

(2) Houston – (7) Golden State (2-3)

(3) Lakers – (6) Minnesota (1-4)

(4) Denver – (5) Clippers 105-111 (3-3)