Mungonin një pjesë e madhe e pistoletave dhe pushkëve ajrore, në disa pushkë ajrore nuk ishin të lexueshëm numrat e fabrikës, kallëzim penal për 42 vjeçarin nga Prilepi

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër K.Ç. (42) nga Prilepi, person përgjegjës në një klub qitjeje në Prilep, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “punë e pandërgjegjshme në detyrë”. Në periudhën nga 02.04. deri më 04.04.2024, nëpunësit policorë ushtruan kontroll në klubin e qitjes, me ç’rast u konstatua se mungonin një pjesë e madhe e pistoletave dhe pushkëve ajrore, në disa pushkë ajrore nuk ishin të lexueshëm numrat e fabrikës, ndërsa një pjesë e armëve që ka klubi nuk ishin regjistruar në sistemin e regjistrimit dhe menaxhimit të armëve në MPB.TS