Gjatë mëngjesit, në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot i kthjellët dhe më freskët, ndërsa në pjesët lindore pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe kushte për shi lokal të dobët.
Gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe më i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore do të jetë e fuqishme, nga drejtimi verior – me shpejtësi mbi 70 km/h, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 3 deri në 11°C, ndërsa ajo maksimale nga 16 deri në 24°C.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe më i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë veriore mesatare deri e fuqishme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 7°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 24°C.
Në ditët në vijim pritet mot i ndryshueshëm dhe jostabil me reshje lokale shiu, bubullima dhe erë të fuqishme, ndërsa temperaturat ditore do të jenë në rritje të ngadalshme.