Moti kryesisht i vranët, pasdite priten reshje të shiut

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell.

Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore erë më e fortë nga jugperëndimi.

Pasdite do të ketë paraqitje të izoluara të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri 12, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 20 deri 28 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare nga jugperëndimi. Temperatura minimale do të ulet në 9, ndërsa maksimalja do të arrijë në 27 gradë.

Sipas DPHM-së, nga nata e së premtes deri të shtunën dhe në mëngjesin e së shtunës do të jetë mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme lokale, të cilat do të jenë më të dendura, pasuara me bubullima.

Të dielën do të ketë një stabilizim të përkohshëm të motit, ndërsa të hënën priten reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperaturat ditore nga e shtuna do të ulen.