Mohamed Salah shkëlqeu sërish në Premier League, duke u shpallur “Futbollisti i Vitit” nga Football Writers’ Association (FWA), me një mbështetje dërrmuese prej 90% të votave.
Sulmuesi egjiptian i Liverpoolit, që sezonin e kaluar shënoi 28 gola dhe shërbeu 18 asistime në 35 ndeshje në Ligën Premier, ngjitet kështu në podium për herë të tretë në karrierë (2018, 2022 dhe 2025), një arritje të cilën më parë e kishin shënuar vetëm Thierry Henry dhe Phil Foden.
Salah është sërish zemra e sulmit “të kuqve” me 33 gola e 23 asistime në të gjitha kompeticionet, ai udhëhoqi Liverpool-in drejt triumfit në Premier League. Pas sezonit që i dha ekipit titullin e 20-të në histori, votuesit vlerësuan jo vetëm golat e tij, por edhe influencën e përhershme në lojë: driblime, shpejtësi dhe vendosmëri në momentet kyçe.
Rivalët dhe renditja
Pas Salah, në vendin e dytë u rendit sërish mbrojtësi Virgil van Dijk, partneri i “frontit” në ekip, ndërsa Alexander Isak i Newcastle mori vendin e tretë. Declan Rice i Arsenal-it mbylli katërshen e parë, duke dëshmuar se mesfusha angleze vazhdon të prodhojë talente të shquara.
Një tjetër çmim për një ‘yll’ global
Në ceremoninë e FWA, përveç Salah, u shpall edhe Futbollistja e Vitit në kategorinë e femrave: Alessia Russo e Arsenalit. Por nata ishte e krejt Salah, i cili me përkushtimin e tij, karakterin dhe golat e shumtë vazhdon të shkruajë faqe të reja në historinë e Liverpoolit dhe të Premier League–së.