Mickoski për Euronews: Qytetarët po jetojnë vështirë, por shpresa po rikthehet, arritëm të jemi të parët në Evropë për investime të huaja dhe e kemi ulur inflacionin

Kryeministri Mickoski, në intervistën e tij për Euronews, u fokusua edhe në gjendjen ekonomike në Maqedoni dhe standardit jetësor të qytetarëve maqedonas. Sipas tij, qytetarët maqedonas po jetojnë vështirë, ashtu si edhe banorët e tjerë të rajonit, por ajo që bën dallimin është se po rikthehet shpresa.

“Qytetarët jetojnë vështirë, ashtu si i gjithë rajoni, por ajo që bën ndryshimin nga një vit më parë është se më në fund po rikthehet shpresa se mund t’ia dalim”, tha Kryeministri Mickoski dhe shtoi:

“Parametrat që janë arritur këtë vit janë shumë të qarta. Në vitin 2024, një miliard e dyqind e pesëdhjetë e pesë milionë euro investime të huaja direkte. Maqedonia është vendi me numrin më të madh të investimeve të huaja për banor në Evropë. Inflacioni në muajin mars është 2.7% në nivel vjetor, ndërsa në nivel mujor 1.3%, që do të thotë deflacion. Madje edhe shporta e konsumit që e përllogarit sindikata ka ulje çmimesh në krahasim me vitin e kaluar. Muaji prill ishte 2.6%, ndërsa në nivel mujor 0.6%. Pagat po ashtu po rriten nga 9 deri në 10% në nivel vjetor. Sa i përket ekonomisë dhe BPV-së, Banka Botërore na kishte parashikuar 1.8%, ndërsa ne në vitin 2024 kishim 2.8%, për shkak të rritjes së fuqishme mbi 3% në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2024. Në tremujorin e parë të vitit 2025 pres deri në 4%, ndoshta edhe më shumë se 4%. Këto janë numra dhe unë jam matematicient dhe më pëlqen të flas për numra, sepse numrat reflektohen në praktikë.”