Mickoski: Mbetemi të përkushtuar ndaj integrimeve evropiane, por qytetarët ndiejnë hidhërim për shkak të lëshimeve që i bënë – na premtuan mrekulli
Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë intervistës për Euronews, foli për proceset integruese evropiane të shtetit dhe sfidat me të cilat përballet, por gjithasht edhe për lëshimet që janë bërë në atë rrugë drejt integrimeve evropiane.
“Keni ide se në të kaluarën e keni ndryshuar flamurin, keni përdorur atë emrin e përkohshëm, keni ndryshuar emrin kushtetues, disa herë keni ndryshuar Kushtetutën dhe gjithmonë dikush nga Brukseli ju ka thënë – edhe vetëm këtë edhe mbaron”, tha kryeministri Mickoski në kontekst të kërkesave të fundit për ndryshimin e Kushtetutës maqedonase dhe shtoi se në të ardhmen do të vazhdojë të luftojë dhe të përcjellë argumentet e tij në gjithë botën.
“Të mësohemi të fitojmë, këtë e them gjithmonë edhe në Uashington edhe në Bruksel edhe në Berlin edhe në Romë edhe në Paris, në të gjitha metropolet evropiane dhe botërore, e jo vetëm në shtëpi. Vetëm në atë mënyrë ju mund ta bindni opinionin botëror për drejtësinë e argumenteve tuaja”, theksoi Mickoski dhe vazhdoi:
“Lufta ime politike bazohet në përpjekjen që të rikuperoj të paktën pjesërisht atë që është humbur dhe që qytetarët në këtë shtet multietnik, ku shumica janë maqedonas, por ka edhe një pjesë të shqiptarëve, serbëve, vllehëve, boshnjakëve, romëve, turqve dhe qytetarë të tjerë, të kenë një jetë më të mirë edhe në këtë vit të paplotë që jam në detyrë, po i’a dal.”
Duke komentuar mesazhet evropiane për integrimin e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Mickoski tha se qytetarët maqedonas, veçanërisht populli maqedonas, ndiejnë frustrim, por karakteri i tyre është të besojnë në vlerat evropiane.
Që nga fillimi, që nga shpërbërja e ish-federatës, dy kanë qenë qëllimet strategjike – anëtarësimi në NATO dhe anëtarësimi në BE. Kjo është pjesë e karakterit të qytetarëve maqedonas dhe kjo nuk ndryshohet brenda natës por po, ndjejnë hidhërim për gjërat e hidhura që u desh të i kapërdisnin dhe janë të frustruar sepse shumë vetë kanë parakaluar këtu në Shkup duke na premtuar mrekulli, ndërsa fatkeqësisht ne kemi kërkuar vetëm gjëra të thjeshta por edhe ato gjëra të thjeshta nuk arritën të na i sjellin. E di që shumica e vendeve anëtare duan ta shohin Ballkanin Perëndimor në BE. Besoj në qëllimet e Berlinit, Parisit, Romës, Budapestit, Brukselit dhe do të thosha të 26 vendeve anëtare të BE-së – por e di se kujt nuk mund t’i besoj. Dhe për fat të keq, përderisa vlen rregulli i unanimitetit në BE, për ne çdo lëshim i mëtejshëm që mund të bëhet në të ardhmen paraqet rrezik”, përfundoi kryeministri Mickoski.