Maqedonia është ndër ato shtete anëtare të NATO-s që tashmë i tejkalojnë standardet për ndarjet buxhetore për mbrojtjen, me më shumë se 2.5 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
“Maqedonia prej kohësh ka pasur një buxhet mbrojtës mbi 2 përqind. Me projektet e modernizimit të Ushtrisë dhe projektet e infrastrukturës, këto kosto do të rriten”, tha Mickoski në konferencën e përbashkët për shtyp të sotme me kryetarin e Këshillit të BE-së, Antonio Costa.
Ai shtoi se udhëzimet e reja nga shteti më i madh anëtar i NATO-s nuk janë për rritjen e limitit në 5 përqind, por për vendosjen e 2 përqind si minimum.
“Ne kemi qenë prej kohësh mbi ato 2 përqind. Fatkeqësisht, një pjesë e madhe e shteteve anëtare të NATO-s janë ende nën ato dy përqind”, shtoi Mickoski.
Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ndodhet sot për një vizitë njëditore në Shkup, ku përveç kryeministrit Hristijan Mickoski, do të takohet edhe me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.