Mickoski: Lufta dhe vepra e Goce Dellçevit për Maqedoninë janë të përjetshme, ashtu do të mbetet për gjeneratat e ardhshme

Dita e sotme na kujton se sa titan i madh ka pasur populli maqedonas, i cili ka pasur rëndësi jo vetëm lokale, por do të thosha rajonale dhe më gjerë. Lufta e tij për Maqedoninë, humanizmi dhe vepra e tij janë të përjetshme dhe ashtu do të mbeten për gjeneratat që vijnë.

Kjo gjeneratë politikanësh në Qeverinë e Maqedonisë ka nderin ta përcjellë kujtimin për veprën e tij te gjeneratat që vijnë, por njëkohësisht edhe ta ruajë dhe ta kultivojë në mënyrë të denjë. Kur them ta ruajë dhe ta kultivojë, mendoj ta përcjellë të vërtetën – atë të vërtetë që ka ndodhur realisht, dhe jo të pavërtetën që, për fat të keq, dikush përpiqet ta shtrembërojë në kujtesën kolektive të popullit maqedonas.

Në të kaluarën ka pasur përpjekje për inxhiniering, që e vërteta të jetë ndryshe. Për fat të mirë, kjo është tashmë e kaluar, dhe detyrimi ynë është që të vërtetën e mirëfilltë ta përcjellim te gjeneratat e ardhshme për këtë titan të madh maqedonas, Goce Dellçev.

Mickoski: Lufta dhe vepra e Goce Dellçevit për Maqedoninë janë të përjetshme, ashtu do të mbetet për gjeneratat e ardhshme