Mickoski: Fillon rikonstruksioni i Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë

Drejtoresha i tha të gjitha detajet. Nuk kam çfarë të shtoj mbi atë që u tha. Më mbetet vetëm ta përgëzoj drejtorin e Fondit për punën e suksesshme, gjithashtu, për gjithçka që po bëjnë për shëndetësinë publike, që është shumë e rëndësishme. Dua të falënderoj edhe zëvendësministrin, i cili gjithashtu, në emër të Ministrisë, jep mbështetje të pakushtëzuar.

Personeli, mjekët, personeli mjekësor, të gjithë ata që janë pjesë e shëndetësisë publike, që janë pjesë e kësaj klinike dhe që, duke marrë parasysh kushtet në të cilat punojnë – vërtet bëjnë përpjekje mbinjerëzore për të bërë diçka më shumë, si për qytetarët, ashtu edhe për vetë shëndetësinë publike.

Ne si Qeveri do të vazhdojmë të investojmë dhe të ndihmojmë edhe më tej, natyrisht, sa të kemi mundësi. Këtë vit, buxheti i Fondit, nëse krahasohet me buxhetin, të themi, të vitit të pandemisë 2020/2021, është për rreth 18 miliardë denarë më i lartë, që është rreth 300 milionë euro, një shumë e konsiderueshme. A është e mjaftueshme? Kurrë nuk është e mjaftueshme. Por nëse keni buxhet prej afërsisht 900 milionë euro, atëherë kjo është diçka me rëndësi, sepse buxheti është 53 miliardë denarë.

E dini që janë rritur pagat si për personelin mjekësor, ashtu edhe për personelin teknik mjekësor, për mjekët. Kështu do të vazhdojmë, kemi një dinamikë të përcaktuar.

Një pjesë e projektit që do të realizohet së bashku me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar do të fokusohet pikërisht në shëndetësi dhe pres që, natyrisht nëse kushtet janë të favorshme, të kulmojë me ndërtimin e qendrës së madhe Klinike të shumëpritur në Shkup.

Pra, kemi një strategji të qartë, qëllime të përcaktuara se ku duhet të arrijmë, mbështetje të fortë nga Qeveria për shëndetësinë publike, sepse kjo është në interes të qytetarëve.

Edhe një herë në fund, dua të falënderoj të gjithë ata që janë pjesë e shëndetësisë publike – për gjithçka që bëjnë për qytetarët.