Mexhiti: Më pak ndotje, më shumë liri – Shërbimi Car Sharing mbërriti në vendin tonë
Shkup, 27.05.2025 Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, së bashku me ministren e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot para Qeverisë promovuan konceptin e ri të ndarjes së automjeteve – Car Sharing. Ky shërbim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt transportit urban të qëndrueshëm dhe uljes së ndotjes në vendin tonë.
Ministri Mexhiti theksoi se Avant2Go është sistemi i parë plotësisht elektrik për ndarjen e automjeteve në Maqedoni, i cili bazohet në një infrastrukturë teknike të zhvilluar dhe sjell përfitime të shumta ekologjike, sociale dhe ekonomike për shoqërinë.
“Përdorimi i automjeteve elektrike nënkupton zero emisione të gazrave të dëmshëm, duke kontribuar drejtpërdrejt në uljen e ndotjes së ajrit, veçanërisht në zonat urbane. Për më tepër, automjetet elektrike janë shumë më të qeta se ato tradicionale, duke mundësuar një ambient më të qetë dhe më të shëndetshëm në qendrat e qyteteve. Sipas standardeve ndërkombëtare, një automjet car-sharing zëvendëson 10 deri në 15 automjete private,” tha Mejditi.
Projekti është plotësisht në përputhje me Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe kontribuon në përmbushjen e angazhimeve për tranzicionin klimatik, një aspekt kyç në procesin e integrimit evropian, shtoi zëvendëskryeministri i parë.
“Shërbimi Car Sharing sjell përfitime ekonomike për qytetarët, duke ulur nevojën për blerjen e një automjeti të dytë apo të tretë në familje. Avant2Go nuk është vetëm një inovacion teknologjik, por një investim strategjik në të ardhmen ekologjike, të transportit dhe ekonomike të vendit. Ky projekt është një shembull i qartë se si inovacioni dhe qëndrueshmëria mund të bashkohen për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët,” deklaroi Mexhiti.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të vazhdojë të mbështesë iniciativa të tilla si pjesë e përkushtimit të saj për krijimin e kushteve sistematike për tranzicionin e gjelbër në transport, energji dhe jetën e përditshme të qytetarëve.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Vazhdon diskriminimi i shqiptarëve në institucione, shifra shqetësuese në Operën dhe Baletin shtetëror
- Vendimi i formës së prerë – Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim politik
- ASh: VLEN-i mes shpifjeve, heshtjes dhe nënshtrimit total ndaj Mickoskit
- Dhjetë persona morën certifikata për kandidatë për pilotë! Nikollovski: Maqedonia ka kapacitet të udhëheqë projekte të mëdha
- Deputetja Ajdari akuzon Kasamin: Prona publike në qendër të Tetovës u shit për vetëm 190 mijë euro
- Lirimi i policëve të dyshuar për vdekjen e Agon Zejnullahut, flet vëllai i viktimës: Na i hapi edhe më shumë plagët
- Kush është deputeti që ka marrë 13.200 euro për shpenzime udhëtimi brenda një viti?
- “‘Rinia nisi ’ – Bujar Osmani vazhdon për Çairin me mbështetje të gjerë rinore dhe vizion zhvillimi
- Trump vendos tarifa të reja për dhjetëra vende – për RMV-në 15%, Kosova nuk figuron, Serbia goditet më së shumti në rajon
- Azir Aliu punëson azilantin nën hetime si këshilltar