Mexhiti godet rëndë Taravarin: Ti nuk e solle ndryshimin, ti e pengove ndryshimin

Pas largimit të ASH-së të Arben Taravarit nga Qeveria ka reaguar zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti.

Mexhiti në një status në rrjetin social Facebook, thekson se Taravari nuk e ka sjell ndryshimin, por siç shton e ka penguar ndryshimin. Mes tjerash Mexhiti ka bërë të ditur se VLEN vazhdon rrugën e ndryshimit.

Postimi i plotë:

Ti nuk e solle ndryshimin. Ti e pengove ndryshimin.
– Ti nuk po kthehesh tek populli. Ti po kthehesh tek lista e zezë.
– Ti nuk po e braktis Qeverinë. Ti e tradhëtove Qeverinë.
– Ti nuk e përfaqëson frymën e anëtarësisë së ASh-së. Ti e mashtrove anëtarësinë e ASh-së.
– Ti nuk je heroi i kësaj historie. Ti je dëshpërimi i çdo shqiptari- intelektual apo i paarsimuar, punëtor ose afarist, burrë a grua- ti je zhgënjimi i secilit aktivist e simpatizant, i secilit shqiptar e shqiptare që e votoi dhe e mbështeti ndryshimin.
VLEN vazhdon rrugën e ndryshimit. I ftojmë dhe mirëpresim me bujari të gjithë aktivistët, simpatizantët dhe votuesit që ndjehen të mashtruar, të tradhëtuar dhe të lënë në mes të rrugës pa orientim.
Busulla politike e ndryshimit është VLEN. Ejani me ne!