Mërgata Shqiptare dhe Përjetësimi i Kujtesës Kombëtare, për një Vigan që emrin e ka skalitur në Qenien e një Populli
Mërgata Shqiptare dhe Përjetësimi i Kujtesës Kombëtare, për një
Vigan që emrin e ka skalitur në Qenien e një Populli
Ishte befasi e këndshme njoftimi i këshillit të fshatit Gajre, lidhur me ngritjen e
memorialit të figurës që ndryshoi rrjedhën e historisë, të Heroit Kombëtar,
Rafi Halili
Busti për Kushtrim-dhënësin e një epoke , jo vetëm që përjetëson kontributin e
jashtëzakonshëm të Rafi Halilit, por edhe frymëzon brezat e rinj për të ndjekur rrugën
e atdhedashurisë, sakrificës dhe përkushtimit identitetit kombëtar.
Me modesti dhe përzemërsi, ata na u drejtuan për ndihmë simbolike, duke e bërë të
pamundur
të mos përgjigjemi pozitivisht. Mërgata shqiptare, sa herë që e ka kërkuar nevoja,
gjithmonë është gjendur pranë, me përkushtim e kënaqësi, duke dhënë kontributin e
saj, sado simbolik të ketë qenë. Edhe pse shpeshherë të heshtur, diaspora jonë
është bërë shtyllë e fortë mbështetëse pa hezitim. Edhe sot, në një realitet ndryshe
nga ai i dekadave të kaluara, ky shpirt solidariteti vazhdon të jetë i gjallë. Ky shpirt
solidariteti është dëshmi e gjallë e lidhjes së pathyeshme me vendlindjen.
Me të lexuar lajmin, aty për aty rinohesh për më shumë se katër dekada dhe
ekstremisht të parafytyrohet një emër:
Ai që vrau tutën me një plumb,
ngriti zemrën mbi çdo frikë,
me një allti, nisi Luftën me Jugosllavi.
Ai nuk shihte ëndrra, Ai i ushqente ato me zjarrin e sakrificës.
Ai që aq shumë e dashi jeten e lirë, sa që kurë s’e luti vdekjen.
Ai i Madhi, Rafi Halili.
Një hero magjistral.
Të ndihmosh për përjetësimin e një emri të tillë nuk është vetëm një akt simbolik.
Është një detyrë morale dhe një nder i madh për të gjithë ata që e ndiejnë
përgjegjësinë ndaj historisë dhe brezave që
Ishin emocione të forta që na pushtuan kur përfytyruam këtë figurë të pavdekshme,
dhe pa hezitim e përqafuam këtë iniciativë duke falënderuar thellësishtë që edhe ne,
si pjesë e mërgatës, u bëmë pjesë e këtij kontributi simbolik, por të madh në vlerë
shpirtërore.
Me shokët veprimtarë si Remzi Loku, Xhemil Idrizi dhe aktivistin e dalluar Ibrahim
Xhemajli, u angazhuam fuqishëm për grumbullimin e mjeteve, sado modeste, me
qëllim që të jemi mbështetje për Këshillin në vendlindje e që kjo iniciativë të mos
hasë në pengesa financiare.
Si duket, këshilli i fshatit Gajre na nderoi me një falënderim të veçantë, gjest i cili na
emocionoi tepër.
Ju themi faleminderit !
Por të jemi të sinqertë – nuk mjafton vetëm një bust. Institucionet komunale dhe
shtetërore kanë për obligim të kujdesen për këto figura të mëdha të historisë sonë.
Shtatorja është domosdoshmëri. Shtëpia e tij duhet të kthehet në muze kombëtar.
Duhet të mblidhen poezitë, shkrimet, veprat e tij artistike e letrare, dhe të botohen
libra, të xhirohen filma – në mënyrë që brezat e ardhshëm të mos harrojnë kurrë
veprën e tij.
Ai nuk kërkoi lavdi, as emër të madh – vetëm një komb të bashkuar.
Amanetin e la.
Me respekt,
Havzi Sulejmani – Xhaxhi
Danimarkë