Mashtroi për 2500 euro për kinse transport mallërash nga Gjermania, kallëzim penal 45 vjeçarit nga Shkupi
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.L. (45) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim”. Më 23.01.2025, i denoncuari – pronar i një firme nga Tetova, është marrë vesh me një person nga Tetova se do t’i kryejë transport mallrash për në Gjermani për shumën prej 2.500 euro, për ç’gjë i ka lëshuar faturë me nënshkrim dhe vulë, të vërtetuar nga firma e tij. Por, mallin e dakorduar, i denoncuari nuk e ka transportuar, ndërsa paratë nuk ia ka kthyer palës së dëmtuar.TS