Maqedoni, filloi vaksinimi i personave që do të shkojnë në Haxh

Myftiu i Myftinisë së Shkupit, Qenan Ismaili ka njoftuar se sot në Shkup ka nisur vaksinimi i personave që do të udhëtojnë për të kryer Haxhin.

“Sot, 12 maj 2025, në Qendrën e Shëndetit Publik – Shkup, nën koordinim mes BFI-së dhe Myftinisë së Shkupit filloi vaksinimi i nijetlinjëve që do të udhëtojnë për në Haxh. Përskaj vaksinimit ata morën këshilla dhe rekomandime të nevojshme shëndetësore nga stafi mjekësor në lidhje me parandalimin e sëmundjeve infektive. Allahu t’u japë shëndet dhe mbarësi!”, ka shkruar Ismaili.

Vaksinimi ka nisur edhe në Tetovë.