Makina elektrike me qira në Shkup – vetëm 22 denarë për kilometër

Nga sot në Shkup do të mund të merrni me qira makina elektrike për të lëvizur nëpër qytet, ngjashëm siç merren me qira trotinetët elektrikë. Fillimisht do të jenë në dispozicion 100 automjete, dhe qiraja do të kushtojë 22 denarë për kilometër. Të gjitha komunat e Shkupit tashmë kanë hapësira parkimi për këto mjete.

Çdokush që dëshiron të përdorë këto shërbime, duhet të shkarkojë aplikacionin mobil avant2Go.mk.

Projekti është realizuar nga një firmë private dhe u promovua nga ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, dhe ministrja Sanja Bozhinovska.