Luana ndez Instagramin me poza të zjarrta në veshje sportive, vë në pah linjat e theksuara të trupit

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me disa fotografi të reja të publikuara në rrjetin social Instagram.

E veshur me një komplet sportiv ngjyrë rozë dhe me një sfond të njëjtë minimalist, Luana ka pozuar me vetëbesim të plotë, duke vënë në pah format trupore dhe linjat elegante.

Me flokët e kapura lart dhe një grim të kuruar deri në detaje, ajo shkëlqen në çdo aspekt të paraqitjes.


Foto: Luana Vjollca/Instagram
Në njërën nga pozat, ajo shfaqet ballore me një vështrim serioz dhe një qëndrim të fuqishëm, ndërsa në tjetrën thekson siluetën nga profili, duke treguar edhe tatuazhin e saj të njohur në dorë.


Foto: Luana Vjollca/Instagram
Veshja ngjitur për trupin dhe pozat e kuruara në mënyrë profesionale i japin fotosesionit një ndjesi elegante dhe njëkohësisht provokuese.

Postimi i saj ka marrë mijëra pëlqime dhe komente brenda një kohe të shkurtër, ku fansat nuk kanë kursyer komplimentet për stilin, pamjen dhe karizmën që e karakterizon artisten.