Liverpool-i shtyn festimet e titullit pas incidentit në paradë

Liverpool-i thuhet se do të shtyjë ngjarjet e mëtejshme që festojnë titullin e Premier League-s pas skenave të tmerrshme në paradën e trofeut të hënën pasdite.

Fituesit e titullit po shëtisnin nëpër qytet me festimeve të planifikuara përpara se një makinë të përplasej me një turmë tifozësh në një incident tronditës që la 47 persona të plagosur.

Nga ky numër, 20 u trajtuan në vendngjarje, me 27 persona të dërguar në spital dhe katër janë ende të plagosur rëndë pasi makina Ford Galaxy u përplas disa herë me mbështetësit në fund të paradës në rrugën “Walter”.

Një mashkull 53-vjeçar u mor në paraburgim dhe incidenti nuk po trajtohet si terrorizëm.

Liverpool-i, si dhe një numër i rivalëve të klubit në Premier League, nxituan të ndanin tronditjen e tyre për incidentin dhe ngushëllimet e tyre më të thella për ngjarjen.

Por sipas një raportimi nga “BBC”, klubi do të ndalojë festimet, me ngjarjen që zbehu festimet.