Lindi disa muaj pas vrasjes së babait, flet djali i Komandant Drinit: Nuk morëm kurrë përgjigje (VIDEO)

Sot shënohet 25-vjetori i vrasjes së Ekrem Rexhës, i njohur si Komandant Drini.

Në këtë përvjetor, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ka folur për herë të parë djali i tij, Ekrem Rexha, i cili kishte lindur vetëm disa muaj pas vrasjes së babait të tij.

“Që 25 vite po kërkojmë drejtësi. Që 25 vite po jetojmë me një pikëpyetje të madhe si familje, si qytetarë. Asnjë institucion, as gjykata themelore, ajo e apelit, shtetërore apo edhe ajo special, nuk kanë arritur të japin një përgjigje apo të na ofrojnë qoftë edhe një fije shprese”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese: