Kush janë njerëzit që Putini i dërgon në Stamboll për bisedimet e paqes me Ukrainën

Pak më shumë se një orë para mesnatës në Moskë më 14 maj, Kremlini publikoi emrat e atyre që do të marrin pjesë në bisedimet.

Vlladimir Medinski, këshilltar në Kreml, do ta udhëheqë delegacionin.
I lindur në Ukrainën Sovjetike, Medinski ndihmoi në udhëheqjen e bisedimeve për paqe në vitin 2022, të cilat përfundimisht dështuan.

I arsimuar në Institutin Shtetëror të Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare (MGIMO), Medinski qëndron pas tekstit të ri shkollor të historisë për shkollat, i cili pasqyron këndvështrimin historik të Putinit: krenari për arritjet e superfuqisë Sovjetike, hidhërim për poshtërimet e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe vlerësim për “rilindjen” e Rusisë nën udhëheqjen e ish-agjentit të KGB-së, e cila filloi në ditën e fundit të vitit 1999. Ai është kryetar i Shoqatës Ushtarako-Historike Ruse ultrapatriotike.

Mihail Galuzin, zëvendësministër i Punëve të Jashtme
Mbikëqyr marrëdhëniet me Komunitetin e Shteteve të Pavarura (ZND), një grupim i ish-republikave sovjetike.
I arsimuar në Institutin për Studime Aziatike dhe Afrikane në Universitetin Shtetëror të Moskës. Flet rrjedhshëm japonisht dhe anglisht.

Igor Kostjukov, drejtor i shërbimit ushtarak rus të inteligjencës, i njohur si GRU, apo më së fundmi si GU.
GRU konsiderohet një nga agjencitë më të fuqishme të inteligjencës në botë. Kostjukov ishte oficeri i parë detar që drejtoi këtë shërbim.

Aleksandar Fomin, zëvendësministër i Mbrojtjes
Mori pjesë në bisedimet për Ukrainën në vitin 2022.

Përveç tyre, Putini miratoi një listë ekspertësh për bisedimet:

Aleksandar Zorin, zëvendës i parë i shefit të informimit të Drejtoratit të Shtabit të Përgjithshëm.
I lindur në Ukrainën Sovjetike. Ndihmoi në ndërhyrjen ruse në luftën civile në Siri. I njohur për përpjekjet e tij për të afruar palët kundërshtare.

Elena Podobreevska, zëvendës-shefe e Drejtoratit të Kremlinit për Politikë Humanitare.

Aleksej Polshçuk, drejtor i Departamentit për ZND në Ministrinë e Jashtme, që merret me çështjet e Bjellorusisë, Ukrainës dhe Moldavisë.

V. Shevcov, zëvendës-shefi i Drejtoratit të Përgjithshëm për Bashkëpunim Ushtarak Ndërkombëtar në Ministrinë e Mbrojtjes.