Kryetari Zeqirija Ibrahimi takon ambasadorin francez, Shkëlqesinë e tij Kristof Le Rigoler

Sot, kryetari Zeqirija Ibrahimi, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm Amir Elezi dhe deputeten, Imerlije Saliu Fetai, priti në takim ambasadorin e Francës në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e tij Kristof Le Rigoler, dhe këshilltarin e Ambasadës, Ardian Ramadani.

Gjatë takimit u diskutua për gjendjen aktuale politike në vend. Kryetari Ibrahimi e informoi ambasadorin për zhvillimet më të fundit, duke ritheksuar angazhimin e pakompromistë të VLEN-it në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Gjithashtu, u diskutuan projektet kapitale që janë realizuar gjatë periudhës së qeverisjes nga VLEN, si dhe përkushtimi i vazhdueshëm drejt rrugës së integrimit europian, përmes zbatimit të reformave të nevojshme.

Të dy palët u dakorduan që takimet e këtilla të jenë më të shpeshta, duke ruajtur dhe kultivuar miqësinë e ndërsjellë, si dhe rolin e Francës si një mbështetëse e rëndësishme në rrugëtimin europian të Maqedonisë së Veriut.

Kryetari Zeqirija Ibrahimi takon ambasadorin francez, Shkëlqesinë e tij Kristof Le Rigoler