Kryeparlamentari Gashi nga Roma: Italia mbështet fuqishëm rrugëtimin e RMV-së drejt BE-së

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi cilipo qëndron për vixzitë zyrtare në Romë, ka realizuar tajkim zyrtar me z.Lorenzo Fontana, Kryetar i Dhomës së poshtme të Parlamentit të Republikës së Italisë.

Gashi ka njoftuar në profilin e tij në Facebook se me Fontana kanë konfirmuar se marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve janë një bazë e fortë për partneritetin në kuadër të NATO-s, bashkëpunimin multilateral dhe përballimin e sfidave globale.

“U fokusuam në rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar si faktor kyç për realizimin e synimeve tona strategjike, me theks të veçantë në procesin e integrimit europian. Në këtë kontekst, e informova hollësisht për pengesat dhe shpreha mirënjohjen për përkrahjen e palëkundur të Italisë në rrugëtimin tonë drejt BE-së, përfshirë këtu miratimin e rezolutave nga Parlamenti Itlaian për mbështetje të procesit eurointegrues. U pajtuam që të thellojmë më tej bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët”, thuhet më tej në njoftimin e Gashit.