“Kryeministër, a i keni votat”, Kurti nuk flet sërish para gazetarëve

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka arritur në Kuvendin e Kosovës.

Ai si edhe herave të tjera nuk është ndalur para gazetarëve për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre, shkruan Reporteri.net.

“Kryeministër, a i keni votat”, e pyetën gazetarët derisa ai doli nga vetura, por Kurti nuk u përgjigj sërish.

Ai vazhdoi rrugën drejt hyrjes së Kuvendit dhe nuk e foli asnjë fjalë.

Ndërsa, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati pasi arriti sot në Kuvend tha se “Uroj të ndryshojë qëndrim opozita për ta zhbllokuar procesin”.

Partitë opozitare kanë bërë të qartë se nuk ndryshojnë qëndrim dhe nuk e votojnë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.

Vazhdimi i seancës konstituive fillon nga ora 10:00.