Krejt çka tha kujdestari i Cufës për sulmin që iu bë në Ferizaj (VIDEO)

Agon Zhinipotoku, kujdestari i “Cufës”, një qytetari të Ferizajt me aftësi të kufizuara i cili u sulmua dy ditë mirë, mbrëmë në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se ai është një person shumë i qetë dhe se i gjithë qyteti është kujdesur për të.

Ai tregoi se “Cufa” fillimisht kishte pasur frikë për ta treguar të vërtetën dhe i kishte thënë kujdestarit se ishte rrëzuar, përcjell Klankosova.tv.

“Rasti ka qenë shumë i dhimbshëm, se ne e njohim të gjithë këtë person dhe është shumë i qetë, shumë i dashur, i gjithë qyteti jemi kujdesur për të. Unë jam në cilësinë që ka gjashtë vjet që kujdesem për atë familjen”.

“Ai jeton vetëm me nënën, është një person me aftësi të kufizuara dhe nuk e bën asnjë sherr. Ju mund t’i shihni edhe reagimet që kanë qenë, është një djalë i urtë, e duan të gjithë”.

“Ky rast ka ndodhur para dy ditësh, para 48 orësh, por nga frika që të tregojë, më ka thënë që është rrëzuar, ka pasur gjakderdhje”, është shprehur Zhinipotoku./Klankosova.tv.