Një shtetas i Kosovës është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara, ku akuzohet për krime kibernetike në dëm të qytetarëve amerikanë, ka njoftuar Departamenti amerikan i Drejtësisë. Ndaj Liridon Masuricës, 33-vjeçar nga Gjilani, rëndojnë akuzat për konspiracion për mashtrime dhe për përdorim dashakeq të 15 apo më shumë instrumenteve të paautorizuara elektronike. Nëse shpallet fajtor, Masurica mund të dënohet me burgim në kohëzgjatje maksimale prej 55 vjetësh. Masurica ishte arrestuar nga autoritetet e Kosovës më 12 dhjetor 2024. Sipas aktakuzës, Masurica ka ofruar ilegalisht në shitje kredenciale të vjedhura të llogarive dhe serverëve, informata për kartela të kreditit dhe informata të tjera identifikuese të individëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Tetovari 56-vjeçar denoncon dhëndrin për sulm fizik
- Prof. Dr. Emine Shabani e përfaqësoi Universitetin e Tetovës në një konferencë shkencore ndërkombëtare
- Vdes Dom Kelmend Spaqi, prifti që gjatë luftës lajmëronte iftarin përmes kambanës së kishës
- 73 cm shtresa e borës në “Kodër të Diellit”
- Po skadon afati për investitorët për të paraqitur iniciativa për ndërtimin e objekteve energjetike në komuna
- Pocesta: 22 muaj VLEN vetëm zhurmë, asgjë nuk bën për gjuhën shqipe
- Filipçe me letra drejt BE-së për politikat e Mickoskit
- MF: FMN-ja thekson dhe përgëzon përpjekjet e Qeverisë për konsolidimin fiskal
- Bie numri i deleve në Maqedoninë e Veriut
- Rexhepi nga BDI: Rexhepi: VLEN dhe Bilall Kasami në një linjë me botën serbe dhe ruse! (VIDEO)