Faton Ahmeti
Sa i përket autostradës Tetovë – Gostivar, që është pjesë përbërëse e Koridorit 8, duhet të jemi të qartë:
Ky projekt strategjik kombëtar nuk është as ide, as angazhim i qeverisë dhe qeveritarëve të sotëm, të cilët pretendojnë pa legjitimitet të përfaqësojnë shqiptarët.
Koridori 8 është projektuar, nënshkruar dhe kontraktuar me konsorciumin Bechtel-Enka gjatë mandatit të qeverisë së kaluar, me angazhimin e plotë të BDI-së, si një nga projektet më të mëdha të infrastrukturës në vend për shqiptarët.
Gurthemeli i kësaj autostrade është hedhur më 4 prill 2023, dhe makineria është në terren që nga ajo ditë. Çdo tentativë për t’u paraqitur sot si “gurthemeltarë” është thjesht manipulim politik dhe mungesë respekti për qytetarët dhe për të vërtetën.
BDI do të vazhdojë të mbrojë dhe realizojë projektet që sigurojnë zhvillim, mirëqenje por sidomos dinjitet për shqiptarët!