Kontroll aksioni në Tetovë, u gjetën 453 shtek cigare dhe 199 kilogramë duhan pa dokumentacion dhe u arrestuan gjashtë persona
Më datë 20.05.2024, midis orës 12:00 dhe 14:30 në rrugën
,,Iliria” pranë Tregut të Gjelbër në Tetovë, zyrtarët e policsë nga
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, ndërmorën masa dhe
aktivitete për të shtypur aktivitetet e paligjshme sipas Ligjit për
Akcizat dhe Kodit Penal. Gjatë kontrollit, janë privuar nga liria
personat I.I.(59) nga fshati Kamjan i Tetovës, R.I. (66) nga fshati
Llërc e Tetovës, N.M. (59) nga fshati Sellcë e Tetovës, R.S. (46)
nga fshati Palçisht i Epërm i Tetovës, R.A. (37) dhe B.Z. (64), të
dy nga Tetova, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale
“shmangie e akcizës” sipas nenit 279-b të Kodit Penal.
Gjegjësisht, gjatë kontrollit të këtyre personave, u gjetën
dhe u konfiskuan gjithsej 453 shtekë cigare të ndryshme dhe 199
kilogramë duhan të ndryshëm. Ata janë ndauar në stacionin
policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të përgaditen
kallëzime përkatëse.TS