Komuna e Çairit: Ja si është gjendja në Çair, “dhuratë” nga koalicioni BDI – Danela Arsovska – Levica

Nga komuna e Çairit kanë ndarë disa pamje ku shihen se si çdo rrugë dhe rrugicë ështëme shporta mbeturinash të stërmbushura.
“Këtë e kemi si “dhuratë” nga koalicioni BDI – Danela Arsovska – Levica. Një bashkëpunim i bazuar jo në interesin e qytetarëve, por në inate dhe kalkulime politike, ku Çairi po përdoret si mjet presioni për llogari të lojërave të tyre politike. As në kohën e KOMUNIZMIT nuk ka ndodhur që Çairi të lihet në mëshirë të mbeturinave dhe askush të mos mbajë përgjegjësi. Ky është kulmi i papërgjegjshmërisë dhe i degradimit institucional.
Durim, të dashur qytetarë – këto janë shqelmat e fundit të kësaj bande të kriminalizuar që po fundoset. Fundi i tyre po vjen!”, thuhet në komunikatën e komunës së Çairit.