KF Shkëndija shpallet kampione e Maqedonisë për herë të pestë në histori

Në një kampionat me anomali të panumërta dhe dy tërheqje nga liga e parë, KF Shkëndija nga Tetova është shpallur sot kampione e Maqedonisë së Veriut për herë të pestë në histori, një arritje madhështore kjo e klubit tetovar.

“Faleminderit lojtarëve, stafit, tifozëve në çdo cep të botës.
Përkundër mungesës në tribuna, dashuria juaj ndihej në çdo sekondë.
Kjo është për ju!
Urime Shkëndijë! Urime Ballistë! Urime Tetovë!“, thuhet në njoftimin e klubit.