Kategorizimi i intelektualëve dhe margjinalizimi i tyre…!?

Skënder MULLIQI
Aktualisht, kushtimisht, ekzistojnë tre lloje intelektualësh. Dy të parët janë frikacakë, domethënë pragmatistë racionalë.Patëm intelektual të cilët asgjë nuk ofruan për zgjedhjen e problemeve shoqërore politike të pas luftës, dhe as që u interesuan për shtetin që e fituam më mund të madh.Zatën kjo kategori intelektualesh u bënë mashë e mirë e atyre që erdhën në pushtet, dhe ardhën pa asnjë pregatitje paraprake për profesionin e politikës.Këta intelektualë u shëndrruan në një object të topitur që u përdorën nga qendrat e pushtetit politikë e finanaciar.Ishin intelektualë që shumë dështuan.I zhgënjyen pritjët e qytetarëve .U fshehen mirë duke gjetur justifikime të rreme.Ata ju përkulën historisë.Shkurt u treguan njerëz të liq.Duke pasur një arsim të dobët, prodhuam edhe kuadro të dobëta, të cilët fituan diploma magjike univerzitare , master , doktoraturë dhe tituj akademikë!?U bën alfa dhe omega me diploma fallso .Të tillët, natyrishtë së ka edhe meritor, e dëmtuan jetën shoqërore dhe politike të vendit.Patëm intelektualë të trashëguar nga koha e komunizmit të mbytur në arrogancën e se kaluarës, natyrishtë jo të gjithë . Mbeten levat e sistemit të kaluar .Ata janë reduktuar kolektivisht në një masë pa fytyrë të individualitetit të shfuqizuar dhe origjinalitetit të pakuptimtë. U mora pak më këtë temë lexues të nderuar, së vitet qe i kaluam së bashku, por edhe ngjarjët e fundit në Kuvendin e Kosovës, janë tregues i të gjitha dobësive, të mos angazhimit, të karrierizmit , së nuk formuam sisteme ashtu si duhet-arsim se pari, pastaj edhe sigurisht se edhën në shprehje intelektualët e dobët, apo kuaziintelektualet, të cilët natyrishtë së nuk kan asnjë kapacitet që proceset të dërgojnë përpara.Roli i intelektualëve të tillë, disa ende më logjikë komuniste , është I diskutueshëm. Ata e mashtrojnë hapur audiencën me mashtrime të vogla pragmatike. Dhe ata ia dalin mbanë. Është shumë e lehtë të merresh me politikë këtu. Thjesht duhet të heqësh dorë nga fytyra jote. Ky parakusht nuk paraqet ndonjë problem për ta.Të vetëdijshëm se koha nuk shkon gjithmonë sipas dëshirës së tyre, ata shfrytëzojnë të gjitha përfitimet e paqëndrueshmërisë sociale dhe një sistemi të çrregullt. Dhe po ia kalojnë shumë mirë. Ata jetojnë mirë. Përfaqësuesit e tyre më të shquar janë anëtarë të lartë të partive politike, lobeve ekonomiko-informale . Ata nuk udhëhiqen nga parimet etike dhe njerëzore. Çdo ditë i sheh në televizion, lexon për ta , dhe kjo është bërë tashmë neveritëse.Kur jemi të kjo temë, nuk ekziston mundësia që mos ti thëmi disa fjalë për grupin e inteletualëve që përbëhët nga individ të shkëlqyer .Ata kanë stil dhe qëndrim.Ata respektohen nga populli , por jo edhe nga pushtetet.Kjo kategori ka mbetur në margjina të inkuadrimit apo të pëshes së fjalës së tyre , nga politikanët hazarder.Ata janë faktor kyq për shtëtndërtim dhe mirëqenje , si dhe për formimin e strategjive afatgjata, që i duhën sot Kosovës dhe të ardhmës të saj.Të tillë intelektualë frymëzojnë, na motivojnë , na stimulojnë. Po shihet shumë nevoja e tyre në inkuadrimin e rrjedhave shoqërore politike të Kosovës.Po jemi dëshmiarë së më çfarë intelekualesh të dobët po përfaqësohemi në organin më të lartë të shtetit.Kjo është turp për një komb. Sistemi i udhëhequr nga mediokritetet i margjinalizoi intelektualet nga të gjitha fushat e ndikimit shoqëror, duke zëvendësuar vendet e më të mirëve më me të këqijtë. Pavarësisht nga handikapi i tyre aktual publik i keqkuptimit, vetëm ata janë të aftë të ndërtojnë themelet për rilindjen konceptuale të kësaj hapësire. Vetëm ata mund të lindin një ide mjaftueshëm të fortë, imune ndaj një pjese jo të vogël të matrapazve politikë të kampit opozitarë që na presin kapelat…