“Nga dje flasim për VLEN”, kështu deklaroi mes tjerash kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në ClickPlus në TV21.
A do të thotë kjo se u shua partia Lëvizja Besa, Kasami me përgjigje:
“Juridikisht, subjektet politike tona do të vazhdojnë të funksionojnë deri në zgjedhje për shkak të trashëgimisë ligjore të disa të drejtave që janë në bazë të ligjit.
Si do të funksiononi edhe si parti edhe si subjekt i vetëm nga ana tjetër?
Në këtë fazë do të funksionojmë si organizatë deri në zgjedhje, aty do të shkohet me një koalicion të përbashkët formal”, tha Kasami.