Kasami: 2 Maji është kujtesa e një gjenerate që nuk pranoi të jetojë në nënshtrim

Kryetari i Tetovës Bilall Kasami ka përkujtuar 2 Majin, ditën kur UÇK-ja e shpalli zonë të lirë, Karadakun e Kumanovës.

“2 Maji është kujtesa e një gjenerate që nuk pranoi të jetojë në nënshtrim. Në Sllupçan dhe Karadak, djemtë tanë zgjodhën dinjitetin para frikës dhe lirinë para jetës. Ata nuk luftuan për hakmarrje, por për të drejtën që u mohua brez pas brezi. Sot, nuk përulemi vetëm për të kaluarën por betohemi për të ardhmen. Le ta ruajmë dhe nderojmë këtë amanet, që liria të mos mbetet vetëm histori. Nder të përjetshëm për luftëtarët e UÇK-së dhe lavdi të pavdekshme për dëshmorët tanë!”, ka shkruar Kasami.