Ja çfarë vendime mori sot FRASH- i Arben Taravarit

Me iniciativë të degëve të FRASH-it sot u zhvillua kuvendi qendror i FRASH-it, ku njëzëri morën këto vendime:

1. Distancimin nga veprimet e një pjese të kryesisë së ngushtë të FRASH-it.
2. Formimi i Shtabit Qendror Zgjedhor të FRASH-it dhe Këshillit të Përgjithshëm të përbërë nga kryetarët e degëve si organet e vetme përfaqësuese dhe funksionale të forumit.
Ku shefe e Shtabit Qendror Zgjedhor u zgjodh VIOLA RAMADANI dhe sekretar i shtabit unë, BESIR MEMETI. Nga ky moment FRASH
është në fushatë zgjedhore
dhe nga këtu lajmërojmë se pushojnë të gjitha organet tjera të forumit.
➢ Sot kemi dy gjendje faktike, pa vend për hipoteza apo interpretime të shpikura nga kundërshtarët tanë.
➢ Në njërën anë qëndron Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, së bashku me strukturat dhe anëtarësinë që vijon punën në zyrat tona.
➢ Në anën tjetër janë 5 FIGURA interesante, të ashtuquajturit “liderët e VLEN-it”, që udhëhiqen nga Adnan Azizi, i cili është emëruar shef i shtabit të tyre.
➢ Të zgjedhësh Adnan Azizin mbi Arben Taravarin do të thotë të jesh thellësisht i manipuluar.
➢ Ne e kuptojmë se shumë prej vëllezërve dhe motrave tona janë vënë në këtë pozitë për shkak të dezinformatave, presioneve dhe kushteve të tjera.
➢ Sa janë andej dhe sa janë këndej, flet kjo fotografi vetë.
➢ Për këtë arsye, i ftojmë të reflektojnë dhe, në momentin që e kuptojnë se atje ku janë nuk janë as të respektuar e as të dëshiruar, t’i kthehen shtëpisë së tyre.
➢ Aleanca për Shqiptarët kontributin e tyre do ta ruajë me respekt nga vëllezërit dhe motrat e tyre që janë ende këtu, në vijën e parë të angazhimit.
➢ Kjo është një thirrje që i takon rinisë – që të mos mashtrohen dhe të mos lejojnë t’i nënshtrohen një projekti që punon KUNDËR INTERESAVE TË SHQIPTARËVE.
➢ Ne po shkojmë drejt zgjedhjeve lokale me një listë aktivitetesh që kanë në qendër qytetarin dhe popullin SHQIPTAR.
➢ Të tjerët po shkojnë me faj, ankth dhe sytë nga karriera e tyre personale.
➢ Tetori është afër, shumë shumë afër.