Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, pas nënshkrimit të Marrëveshjes historike midis Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë së Madhe ka thënë se kjo është një ditë historike për vendin.
“Është një ditë historike, këtu në dhomën ku ka funksionuar edhe Churchilli u nënshkrua marrëveshja më e madhe në historinë e Maqedonisë së Veriut. Korniza e saj është rreth 6 miliardë euro si kredi me interes jashtëzakonisht të ulët, që do të investohen në zgjidhjen e problemeve jetike dhe strategjike për qytetarët tanë”, deklaroi Mexhiti nga Londra.
Kjo marrëveshje financiare parasheh investime në disa sektorë kyç:
Infrastrukturë: zhvillimi i korridoreve 8 dhe 10 me theks të veçantë në infrastrukturën hekurudhore;
Shëndetësi dhe arsim: ndërtimi i një spitali të ri në Kërçovë, rinovimi i klinikave në Tetovë, ndërtimi i Fakultetit të Mjekësisë dhe e njëjta në Shtip;
Mjedis jetësor: pastrimi përfundimtar i mbetjeve të rrezikshme industriale nga Ohisi, Jugohromi, Vaksinca dhe Llojani që përbëjnë rrezik të madh për natyrën dhe shëndetin e qytetarëve;
Zhvillim ekonomik: mbështetje për ndërmarrjet vendore dhe inkuadrimi i ekonomisë në projekte të rëndësishme zhvillimore.
“Ky është një investim më se i nevojshëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe besoj se do të shënojë një kthesë pozitive për të ardhmen e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve”, përfundoi Mexhiti.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Koci fton të gjithë në protestë për rrymën: Nëse bëhen 50 mijë reagime, nisemi menjëherë
- Gadaf Uzairi i drejtohet opinionit me një mesazh!
- Universiteti i Tetovës dhe Kolegji Universitar “Qiriazi” nënshkruan Memorandum bashkëpunimi
- Përfundon rinumërimi i votave, nesër shpallen rezultatet përfundimtare
- Shembja e murit e bën llom një veturë në Han të Elezit, i riu shpëton mrekullisht
- Dodik radikalizon retorikën: Ta shpallim pavarësinë e Republikës Serbe
- MF: Borxhi publik i shtetit arrin në 10,064,1 milionë euro
- Apeli i GJKKO lë në fuqi arrestin me burg për Ilir Metën
- Një i mitur goditet rëndë nga vetura në Shkup
- Arben Fetai: Jemi shumë më të fortë pa Taravarin, VLEN është me e bashkuar se kurrë (VIDEO)