Isen Shabani tregon nëse do të bashkohet ASH-ja (VIDEO)

Isen Shabani që së fundmi iu bashkua ASH-së së Taravarit, i pyetur nëse do t’i bashkojë të dy Aleancat, tha se e kanë nisur këtë mision dhe kjo do të ndodhë shumë shpejtë. Shabani nuk dha një afat të caktuar në lidhje me bashkimin.

–A do t’i bashkosh të dy Aleancat ose jo?

–E kemi nisur këtë mision.

–Kur do të mbarojë?

–Shumë shpejtë.

Këtë deklaratë, Shabani e dha pak para fillimit të mbledhjes së Aleancës për Shqiptarët ku pritet të merret vendimi zyrtar për daljen e ASH-së nga qeveria.