Të shtunën një person është arrestuar në Ferizaj pasi u raportua se kishte plagosur motrën e tij me armë zjarri.
Policia e Kosovës sot njofton se gjatë intervistimit, i njëjti ka deklaruar se plagosja kishte ndodhur aksidentalisht.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistolete, një gëzhojë, një predhë dhe një fishek.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Në konsultim me prokurorin, pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje.