Megjithatë, ia VLEN!
Politika joparimore e dy karrigeve dhe e qëndrimeve ku nuk merret vesh
kush është partneri, kush është aleati e kush është oponenti, tashmë ka
perënduar. Të gjithë që mendojnë se mund të luajnë ndryshe nuk mund të
jenë partnerë tanë dhe të kësaj qeverie.
VLEN-i nuk mund të lejojë që në qeveri ta ketë partner edhe BDI-në
përmes vegëzave ose veglave që janë kapur keq në rrjetin e Oligarkisë së
Krimit e Korrupsionit.
Secili që dëshiron ta shpëtojë politikën e Soravisë, edhe nëse këtë e
bën me sllogane patriotike dhe viktimizim “engjëllor”, duke e fshehur
kështu kapjen në korrupsion, më parë mund të digjet e të përmbytet sesa
ta realizojë operacionin e shpëtimit të atyre që tashmë janë bërë
personazhe të listës së zezë amerikane.
Ne jemi përcaktuar për politikë parimore që e lufton krimin e
korrupsionin, që i bën reformat në drejtësi dhe që u ofron jetë
dinjitoze qytetarëve.
Edhe BDI, edhe Qeveri, ollmaz Doktor!