I riu nga fshati Banjicë e Epërme e Gostivarit raporton në polici se është kërcënuar nga një person, I tregoi edhe armën
Më datë 05.05.2025 në ora 03.00 në Stacionin Policor
Gostivar, A.M. (22) nga fshati Banjicë e Epërme e Gostivarit, ka
raportuar se M.R nga Gostivari është sjellë në mënyrë agresive
ndaj tij dhe e ka kërcënuar, madje i ka treguar edhe armën. Po
merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS