Haziri: Pa LDK-në nuk ka kryeministër, president, as kryetar Kuvendi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se pa LDK-në nuk mund të mbyllen proceset kryesore të vendit. Haziri theksoi se çdo Kryeministër ka kaluar përmes LDK-së.

”Pa LDK-në nuk bëhen proceset dhe nuk mbyllen proceset. Krejt kryeministrat kalojnë përmes zyrave të LDK-së, as president s’ka me pas pa LDK-në as kryetar të Kuvendit pa LDK-në s’ka këtë rol e kemi”, tha Haziri

Haziri: Komunikimi i Kurtit me familjarë të deputetëve ka dështuar

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në ‘Click’ të RTV21 ka kritikuar mënyrën se si Albin Kurti po tenton të sigurojë mbështetje politike.

Haziri tha se Kurti vazhdon të përdorë metoda të pasuksesshme si komunikimi individual me deputetë dhe madje edhe me familjarët e tyre.

“Deputetët vetë tregojnë se çfarë ndodh. Këto metoda, edhe nëse janë legjitime, kur nuk funksionojnë – duhet të ndryshohen,” u shpreh ai.