Interi po përjeton një sezon emocionues, duke synuar të fitojë titullin e Ligës së Kampionëve, trofe për të cilin ishin shumë pranë disa vite më parë, kur u mundën nga Manchester City.Këtë herë, ata do të përballen me Paris Saint-Germain në finalen që do të zhvillohet në Munich.
Krahas suksesit në fushë, kampioni në fuqi i Italisë po përgatiten për afatin kalimtar të verës.
Me largimin e pritshëm të Marko Arnautovic dhe Joaquin Correa, drejtuesit e klubit janë të vendosur të përforcojnë repartin ofensivë.
Emri që pëlqehet më shumë nga trajneri Simone Inzaghi është Joshua Zirkzee, sulmuesi holandez 23-vjeçar.
Man Utd flet me klubet e Serie A për të gjetur blerës për Hojlund dhe Zirkzee
Lexo po ashtu
Man Utd flet me klubet e Serie A për të gjetur blerës për Hojlund dhe Zirkzee
Ai ka shkëlqyer këtë sezon me Bolognën dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve pas paraqitjeve mbresëlënëse në Serie A.
Zirkzee aktualisht është lojtar i Manchester United, ku nuk ka pasur shumë hapësira. Interi po shikon mundësinë për ta transferuar, duke parë tek ai një zgjidhje afatgjatë për sulmin.
Sipas SportMediaset, zikaltrit kanë propozuar një formulë huazimi me opsion blerjeje prej 35 milionë eurosh, ofertë që mund të bindë anglezët të pranojnë marrëveshjen.
Manchester United nuk e ka përjashtuar mundësinë e negociatave për Zirkzee. Vendimi final pritet të merret në javët e ardhshme, ndërsa Interi po e shtyn fort për ta afruar sa më shpejt.
Nëse marrëveshja realizohet, Zirkzee do të ishte një përforcim strategjik për Interin në prag të një sezoni të ri, ku objektivi është ruajtja e titullit në Serie A dhe dominimi në Evropë.