Geci: Vetëm me këtë formulë qeverisim me VV-në

Gani Geci

LDK që nga fillimi ka thënë se është në opozitë – vetëm për postin e Kryeministrit hyn në koalicione.
Prit tash LVV-në, këta “patriotët e Sorosit”, kur të thonë:
“Ne e duam shtetin, këta e duan pushtetin!” Hahahahaha!
E, pasi e doni shtetin, pse më thirri mua, Glauk Konjufca, për t’ua bërë pushtetin?

Albin Kurti ka dërguar ftesë për LDK-në dhe ka renditur koalicionet e LDK-së që nga paslufta duke cekur se;
“LDK njihet si parti e cila nuk ka hezituar për koalicione qeverisëse: në vitet 2001–2004 me PDK dhe AAK, në 2004–2007 me AAK, në 2008–2010 me PDK, në 2014–2017 sërish me PDK, ndërkaq në 2020 me…”

Tani, në vitet 2001–2004, LDK me 46% të votave ia ka dhënë postin e Kryeministrit Bajram Rexhepit dhe është bërë një koalicion i të gjitha partive.
Nga viti 2004–2007, LDK ia ka dhënë Kryeministrin AAK-së, e cila kishte vetëm 6% të votave.

LDK-ja ua ka dhënë postin e Kryeministrit edhe partive të treta – madje edhe kur ato kishin vetëm 6 apo 7 deputetë.
Albin Kurti, në letrën e tij, ka përmendur edhe vitin 2020, kur LDK kishte koalicion me LVV-në, por që nuk zgjati.

Tani, që koalicioni LDK–LVV të shkojë deri në fund, LDK-ja e ka bërë të qartë publikisht se hyn në koalicion vetëm nëse e merr postin e Kryeministrit.
Ndarja do të dukej kështu:
• LDK ta ketë Kryeministrin
• LVV Kryetarin e Kuvendit
• LVV postin e Presidentit

Nëse kjo nuk respektohet, programi i LDK-së nuk do të zbatohet dhe koalicioni nuk do të ketë sukses e as qëndrueshmëri.
Me Kryeministrin nga LVV e kemi provuar dhe nuk ka funksionuar – këtë e ka pranuar edhe vetë Albin Kurti, duke thënë se me LDK-në nuk funksionon as për 24 orë.