Fetai: Kryeministri Mickoski është korrekt, nuk lejon të jesh edhe në Qeveri edhe me BDI-në

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka deklaruar se largimi i Aleancës për Shqiptarët nga koalicioni qeverisës dhe nga VLEN është bërë me procedurë të përshpejtuar, pas një deklarate publike të kreut të ASH-së, Arben Taravari.

Në një intervistë për emisionin ClickPlus, Fetai tha se Taravari kishte deklaruar se edhe nëse ASH largohet nga qeveria, “nuk bëhet ndonjë punë e madhe”, madje sipas tij, “për ASH-në do të ishte edhe më mirë”.

“Kjo deklaratë ka detyruar kryeministrin Hristijan Mickoski të reagojë dhe të tregojë qartë qëndrimin e tij. Ai ka qenë korrekt dhe i vendosur: nuk mund të jesh njëkohësisht edhe pjesë e qeverisë, edhe të bashkëpunosh me BDI-në,” theksoi Fetai.

Vendimi për largimin e ASH-së vjen në një moment të ndjeshëm politik, kur qeveria e re po përgatitet për formimin e institucioneve të reja dhe konsolidimin e shumicës së saj parlamentare.