Postim i Emin Azemin në Facebook:
Në Zvicër tash e mbi 20 vjet janë të angazhuar katër (4) arsimtarë maqedonas të cilët i ka dërguar shteti i Maqedonisë së Veriut, por nuk ka të angazhuar asnjë arsimtarë shqiptarë. Diaspora shqiptare në Zvicër është në raport 10 ndaj 1 me diasporën maqedonase në këtë shtet, ndërkohë që në ambasadën e Maqedinisë në Bern kanë shkuar me mijëra kërkesa nga prindërit dhe shoqatat e ndryshme për angazhimin e arsimtarëve shqiptarë për nevojat e mësimit plotésues në gjuhën shqipe në Zvicër, kërkesa këto që asnjëherë nuk u morën seriozisht nga faktorët politikë e institucional në Shkup….Askush deri më tani nuk e ka spjeguar absurditetin e kësaj situate, ndërkohë që brenda këtyre 25 viteve në pozitën e ministrit të Arsimit në qeveritë e Shkupit kanë qenë 5 shqiptarë! Dhe hala më hiq askush deri më tani nuk ka dhënë sqarim ( lexo: llogari) se si ka qenë e mundur të dërgohen në Zvicër 4 arsimtarë maqedonas dhe asnjë shqiptarë(!).
Gjendja hiq më mirë nuk éshtë edhe në shtetet tjera europiane, ku beteja në mes të integrimit dhe asimilimit po zhvillohet pa një strategji arsimire nga vendi i origjinës, dhe ç’ është më keq kjo betejë po e humb terrenin nga ata ( lexo: partitë shqiptare në Maqedoni) që po e bojkotojnë qëllimisht “ fushëbetejën”, duke u bërë bashkëfajtorë të një krize identitare të diasporës sonë në një periudhë kohore që pason….
Debati aktual në foltoren e Parlamentit të MV nuk ofron as për se afërmi përgjigje ndaj sfidave dhe nevojave që ka diaspora shqiptare përkitazi me problematikat e mësipërme, pa i anashkaluar edhe nevojat dhe interesat tjera reciproke….
Nëse diasporën vazhdojmë ta trajtojmë vetëm si bankomat ose si një lopë qumshtore, pa ofruar në këmbim kurrfarë benefiti, atëherë nuk do të jetë e largët dita kur diaspora shqiptare do të heq dorë nga statusi i të qenit “ rrogtar” në një shtëpi ku mungon respekti dhe mirënjohja për kontributin e dhënë…/ea
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Rikthimi i Shpresës dhe Vlerave Kombëtare
- Serbia arreston një kosovar në Merdare
- Osmani për kopshtet dhe çerdhet: Çdo investim tek fëmijët është investim në të ardhmen
- E rëndë në Lezhë/ Preku kabllon elektrike duke ecur në rrugë, humb jetën 16-vjeçarja
- Bujar Osmani: Respekti dhe barazia mësohen që në çerdhe
- Publikohet foto e autorit që vrau dy persona e plagosi dy të tjerë në Shkodër
- ASh: Serbia promovon vojvodën çetnik – VLEN as që e dinë se çka po ndodh!
- Atentati me dy viktima në Shkodër/ Flet Erogen Brajoviç: Viktimat ishin miqtë e mi, aludimet për lidhjet e mia me grupe të tjera ia lë drejtësisë…
- Moti për ditën e sotme në RMV
- Bllokada në Kuvend: Presidentja sot i dërgon komentet në Kushtetuese