Ekskluzive/ Emrat! Pranga angleze 5 shqiptarëve “Wanted” në Itali për drogë, tentativë vrasje dhe grabitje

Pesë shtetas shqiptarë janë prangosur nga policia angleze si të kërkuar nga drejtësia italiane për krime të ndryshme kryesisht në trafikun e drogës.

Për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë italiane ata kishin zgjedhur si vendfshehje Anglinë.

Përpara gjykatës të ekstradimeve City of Westminster Magistrate Court doli Fation Haskaj.

Nga dokumentet e parë prej Top Channel 41 vjeçari akuzohet për tentativë vrasje dhe plagosje.

Geraldo Bejaj është prangosur në zonën Cottage Grove të Londrës. 35 vjeçari Beja akuzohet për trafik droge dhe si pjesë e një organizate të krimit të organizuar.

Sipas medias italiane ai bashkë drejtonte këtë grup kriminal së bashku me një maroken. Ata janë përgjegjës për trafikun dhe shitjen e disa tonelata kanabis që transportohej nga Shqipëria.

Është prangosur për llogari të Italisë edhe Mariglen Qefalia 41 vjeç. Ndaj tij rëndojnë 14 akuza për trafik droge.

Ndërsa ndaj Fation Haskaj nisi procesi shqyrtimit të ekstradimit për akuzën e prokurorëve italianë lidhur me tentativë vrasje.

I kërkuari tjetër i drejtësisë italiane Gëzim Topalli është arrestuar në zonën e Harrow në Londër.
Topalli 41 vjeç, ka llogari të hapura me drejtësinë italiane si i akuzuar me 10 akuza për trafik droge po aq akuza për grabitje të sendeve me vlerë.

Top Channel