Edi Rama shkrin së qeshuri të gjithë liderët e Samitit me urimin e veçantë! (VIDEO)

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka shkrirë së qeshuri të gjithë liderët e Samitit të Komitetit Politik Europian me urimin e veçantë.

Në ceremoninë mikpritëse të organizuar në Teatrin e Operas dhe Baletit u shfaq një video e krijuar me anë të inteligjencës artificiale.

Në pamjet e IA, të gjithë liderët europianë shfaqeshin në versionin e tyre fëmijë teksa uronin në gjuhën e tyre: “Mirë se erdhët në Shqipëri”.

Video surprizë ka shkaktuar të qeshura në sallën e TOB, ndërsa është shoqëruar me duartrokitje nga të pranishmit.