Edi Rama po viziton terminalin e ri në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po merr pjesë sot në aktivitetin përurues të terminalit të ri në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Për këtë ngjarje është shtuar prania e forcave të sigurisë në zonën e aeroportit, ku janë marrë masa të shtuara për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit.

Terminali i ri është pjesë e investimeve të vazhdueshme në aeroport, veçanërisht në dy vitet e fundit.