E mitura në Shkup kërcënohet nga dy shokët e klasës se nëse nuk do u jepte para, do tia rrihnin vëllaun

Sot (09.05.2025) në orën 00.30 në SPB Shkup, një 52-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se vajza e tij e mitur, nxënëse në shkollë fillore në zonën e Bit Pazarit në Shkup, prej kohësh ka pranuar kërcënime nga dy shokë të klasës se fizikisht do ta sulmojnë vëllain e saj më të vogël, i cili është person me probleme shëndetësore, në qoftë se nuk u jep para. Sipas denoncimit, ajo ka qenë e detyruar dhe disa herë rradhazi u ka dhënë para, me ç’rast nga shtëpia ka marrë gjithsej 25,000 euro. Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.TS