Dy burra të moshës 44 dhe 40 vjeç nga Shkupi janë të infektuarit me linë e majmunëve, nuk kanë udhëtuar jashtë Maqedonisë

Rastet e para të sëmundjes infektive virale – lisë së majmunëve, të regjistruara dje, janë dy burra të moshës 40 dhe 44 vjeç, nga Shkupi, të cilët nuk kanë lidhje njëri ne tjetrin, njoftoi sot drejtoresha e Institutit për Shëndet Publik, Dr. Marija Andonovska.

Të dy nuk kanë udhëtuar jashtë vendit. Njëri prej tyre është shtruar në Klinikën Infektive në Shkup, ndërsa sipas informacioneve të drejtoreshës, tjetri ende nuk është hospitalizuar.

Në konferencën për shtyp me Dr. Andonovskën ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski. Të dy apeluan që të mos përhapet panik, duke theksuar se për këtë sëmundje ekziston protokoll trajtimi.